‘Amnesty International’: Urdhrat masive për zhvendosjen e libanezëve nga Izraeli përbëjnë krim lufte

‘Amnesty International’: Urdhrat masive për zhvendosjen e libanezëve nga Izraeli përbëjnë krim lufte

Organizata për të drejtat e njeriut "Amnesty International" ka paralajmëruar se urdhrat masive të ushtrisë izraelite për zhvendosjen e popullsisë në Liban përbëjnë krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar. “Në pjesë të Libanit jugor, zhvendosja me forcë e civilëve nga ushtria izraelite dhe pengimi i kthimit të tyre përbëjnë transferim të paligjshëm, i cili është krim lufte”, thuhet në reagimin e organizatës, ku paraqiten gjetjet e hetimit të saj mbi urdhrat ushtarak izraelitë. Sipas organizatës, ushtria izraelite ka zgjeruar në mënyrë “radikale” përdorimin e këtyre urdhrave, duke zhvendosur qindra mijëra njerëz në mbarë Libanin. Tel Avivi i ka zgjeruar urdhrat e tij “mos u ktheni”, duke ua ndaluar për një kohë të pacaktuar banorëve të Libanit jugor kthimin në fshatrat brenda zonës tampon të vetëshpallur nga...