Amnesty International: Trump, Netanyahu dhe Putin po shkatërrojnë të drejtat e njeriut

Amnesty International: Trump, Netanyahu dhe Putin po shkatërrojnë të drejtat e njeriut

Amnesty International ka publikuar raportin e saj vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, duke paralajmëruar një përkeqësim të ndjeshëm global dhe një rritje të autoritarizmit. Në raport, drejtoresha e përgjithshme e organizatës, Agnès Callamard, ka kritikuar disa nga udhëheqësit më të fuqishëm të botës, përfshirë kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Sipas saj, këta liderë po veprojnë si “predatorë të pangopur” që synojnë dominim ekonomik dhe politik dhe po kontribuojnë në dobësimin e rendit ndërkombëtar. Callamard theksoi se bota po përjeton një kthim mbrapa nga sistemi ndërkombëtar i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se shumë qeveri nuk po i kundërshtojnë këto tendenca, por shpesh i tolerojnë apo madje...