Alpinisti amerikan thyen rekordin botëror, 36-vjeçari ngjit Malin Everest në më pak se 10 orë

Alpinisti amerikan thyen rekordin botëror, 36-vjeçari ngjit Malin Everest në më pak se 10 orë

Alpinisti amerikan Tyler Andrews ka thyer rekordin botëror për ngjitjen më të shpejtë në malin Malit Everest me përdorimin e oksigjenit, pasi përshkoi itinerarin nga kampi bazë në 5,364 metra lartësi deri në majën 8,848 metra në më pak se 10 orë. “Ai arriti në majë për vetëm 9 orë e 55 minuta”, deklaroi David Steven, drejtues i kompanisë Asia Trekking, e cila organizoi ekspeditën. 36-vjeçari amerikan theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga nepalezi Lhakpa Gelu Sherpa, i cili në vitin 2003 e kishte përfunduar të njëjtën rrugë për 10 orë e 56 minuta. Sipas Asia Trekking, Tyler Andrews e realizoi ngjitjen i vetëm, por me ndihmën e dy guidave, të cilët i siguruan oksigjen, ujë dhe pajisje gjatë rrugës. Autoritetet lokale bëjnë të...