Albulena Haxhiu shpall datën zyrtare: Kosova shkon në zgjedhje në datën 7 qershor

Albulena Haxhiu shpall datën zyrtare: Kosova shkon në zgjedhje në datën 7 qershor

Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Vendimi i Haxhiut vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu. Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike. Të martën, në mesnatë u shpërnda...