Albulena Haxhiu shpall datën zyrtare: Kosova shkon në zgjedhje në datën 7 qershor (VIDEO)
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Vendimi i Haxhiut të enjten vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu. Ajo tha se 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë në takim për të zgjedhur...
Burimi:
zeri.ai