Alarmohen Bahreini dhe Kuvaiti, dy shtetet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjet ajrore pas paralajmërimeve për sulme të reja nga Teherani

Alarmohen Bahreini dhe Kuvaiti, dy shtetet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjet ajrore pas paralajmërimeve për sulme të reja nga Teherani

Bahreini dhe Kuvajti u vunë në gatishmëri të lartë, pasi autoritetet në dy shtetet e Gjirit raportuan sulme me raketa dhe dronë. Zhvillimet vijnë disa orë pas sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në rajon. Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi se ishte shpallur një alarm për sulme ajrore, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “Sirena ka rënë. Ne rekomandojmë që qytetarët dhe banorët të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt”, tha ministria në një postim në platformën X. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me natyrën e kërcënimit ose për ndonjë dëm apo viktimë. Top Channel