Alarm për hantavirusin, pasagjeri amerikan rezulton pozitiv pas evakuimit nga anija turistike. OBSH paralajmëron për rrezikun e përhapjes
Një shtetas amerikan i evakuuar nga anija turistike MV Hondius ka rezultuar pozitiv me hantavirus, ndërsa një tjetër paraqet simptoma të lehta, njoftuan autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara. Dy pasagjerët ndodheshin në një fluturim riatdhesimi të organizuar nga qeveria amerikane dhe po transportohen në njësi të posaçme izolimi biologjik si masë paraprake. Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, të 17 qytetarët amerikanë që ndodheshin në fluturim do t’i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme mjekësore pas mbërritjes në një strukturë shëndetësore në Nebraska. Pasagjerët janë pjesë e mbi 90 personave që ndodheshin në bordin e anijes turistike, e cila aktualisht është ankoruar në Ishujt Kanarie, pas shpërthimit të virusit. Deri tani janë konfirmuar tre viktima, një çift holandez dhe një grua gjermane, ndërsa dy prej tyre rezultuan...
Burimi:
top-channel.tv