Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

Zjarret pritet të arrijnë nivele shumë të larta këtë vit në mbarë botën, të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe fenomeni El Niño, ndërsa që nga fillimi i vitit kanë arritur tashmë nivele rekord, paralajmërojnë studiuesit. “Ky vit ka nisur shumë fuqishëm për sezonin e zjarreve në botë, me 50% më shumë sipërfaqe të djegura krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit”, deklaroi Theodor Kipping gjatë një prezantimi për gazetarët. Sipas tij, kjo sipërfaqe është “20% më e madhe se rekordi i mëparshëm që nga fillimi i monitorimit global në vitin 2012”, ndërsa paralajmëroi se pritet një “vit veçanërisht i vështirë”. Sipërfaqja totale e djegur në botë nga fillimi i vitit deri më 6 maj ka arritur në 1.63 miliardë hektarë, sipas të dhënave të Sistemit Global...