Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur në qendrën tregtare, 20 të plagosur

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur në qendrën tregtare, 20 të plagosur

Rreth 20 persona janë plagosur në një qendër tregtare luksoze në qendër të Tokyo, pasi një burrë spërkati një substancë të panjohur brenda godinës, njoftuan autoritetet japoneze. Sipas policisë së Tokios, substanca u hodh pranë një bankomati në katin përdhes të ndërtesës, ndërsa shërbimet zjarrfikëse raportuan për një “erë të fortë” dhe dhjetëra persona që shfaqën shqetësime shëndetësore. Zona përreth qendrës tregtare në lagjen luksoze dhe turistike Ginza u izolua menjëherë pas incidentit, ndërsa në vendngjarje mbërritën automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe ekipe emergjence. Megjithatë, klientët vijuan të hynin dhe të dilnin nga ndërtesa përmes hyrjeve anësore. Një gazetar i AFP-së raportoi se pa dy persona të transportoheshin me barela drejt ambulancave, ndërsa zjarrfikës dhe zyrtarë të pajisur me kostume mbrojtëse po nxirrnin njerëzit nga qendra...