Alarm në Sardenjë, autoritetet shëndetësore izolojnë një person të dyshuar si i infektuar me Ebola

Alarm në Sardenjë, autoritetet shëndetësore izolojnë një person të dyshuar si i infektuar me Ebola

Autoritetet shëndetësore në Cagliari, kryeqytetin e ishullit të Sardenjës në Itali kanë ngritur alarmin pas identifikimit të një rasti të dyshuar me virusin e Ebolës. Bëhet fjalë për një person që ishte kthyer së fundmi nga jashtë vendit dhe kishte shfaqur simptoma që përputheshin me sëmundjen. Menjëherë pas sinjalizimit, u aktivizua protokolli i emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ekipet shëndetësore, policia, zjarrfikësit dhe policia lokale për të mbështetur operacionin. Mjekët dhe infermierët, të pajisur me veshje speciale mbrojtëse dhe maska, hynë në banesën e personit të dyshuar, ndërsa zona u izolua përkohësisht si masë paraprake. Pacienti u transportua më pas në Qendrën e Sëmundjeve Infektive të spitalit Santissima Trinità, ku po i nënshtrohet analizave dhe testeve të nevojshme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një...