Alarm në Moskë, zjarr në Katedralen e Shën Vasilit, evakuohet zona

Alarm në Moskë, zjarr në Katedralen e Shën Vasilit, evakuohet zona

Bota E Shtunë, 1 Gusht 2026 16:38 Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së premtes Katedralen ikonike të Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në një kohë të shkurtër. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zjarri ka prekur një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë dhe ka nisur në katin e parë të katedrales, në ambientet e zyrës së një kleriku. Nga flakët janë dëmtuar disa sende personale dhe mobilie. Për përballimin e situatës janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në një nga monumentet më të njohura të Moskës. Autoritetet kanë bërë të ditur se...