Alarm në Gjirin Persik, Irani nis sulme me raketa dhe dronë
Bota E Diel, 12 Korrik 2026 09:06 Një situatë e tensionuar është regjistruar në orët e para të mëngjesit në disa vende të Gjirit Persik, pas sulmeve me raketa dhe dronë të nisura nga Irani drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Ngjarja ka shkaktuar alarm të lartë në rajon dhe ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit u vunë menjëherë në funksion për të zbuluar dhe neutralizuar raketat dhe dronët që dyshohet se ishin lëshuar nga Irani. Autoritetet deklaruan se masat mbrojtëse u aktivizuan për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dëme të mundshme. Në...
Burimi:
kohajone.com