Alarm i kuq në Itali, vala e të nxehtit përfshin 25 qytete me temperatura ekstreme
Pjesa më e madhe e Italisë është vendosur nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin. Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, 19 qytete nga veriu në jug, përfshirë Romën, Milanin, Venecian dhe Napolin, janë përfshirë në nivelin maksimal të rrezikut nga vala e të nxehtit. Ndërkohë, deri të hënën pritet që numri i qyteteve nën alarm të kuq të rritet. Temperaturat kanë arritur rreth 35 gradë Celsius në shumë zona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku nuk prek vetëm të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike, por edhe qytetarët e shëndetshëm që ekspozohen gjatë orëve më të nxehta. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 27 qytete të monitoruara, 23 janë aktualisht nën alarm maksimal. Vetëm...
Burimi:
ntv.al