‘Alarm i kuq’ në Gjirin Persik/ SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, rritet rreziku i përshkallëzimit në 24 orët e ardhshme
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa forcat amerikane kanë kryer një seri të re sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iran. Sipas raportimeve, operacionet kanë përfshirë disa zona, mes tyre Behbahan, Omidiyeh, Bushehr, Sirik dhe Bandar Abbas, duke shtuar shqetësimet për një reagim të menjëhershëm nga Teherani. Analistët e EOS Risk Group vlerësojnë se mundësia e një kundërpërgjigjeje iraniane brenda 24 orëve të ardhshme mbetet e lartë. Sipas tyre, çdo sulm i njohur publikisht ndaj objektivave iraniane rrit ndjeshëm rrezikun e hakmarrjes dhe zgjerimit të konfliktit. Ekspertët paralajmërojnë se objektiva të mundshëm mund të jenë instalimet ushtarake, infrastruktura energjetike dhe portet në vendet e Gjirit që perceptohen se mbështesin operacionet amerikane. Për këtë arsye, niveli i rrezikut për portet e Gjirit Persik...
Burimi:
syri.net