Alarm diplomatik nga Londra dhe Parisi/ 102 ish-diplomatë: Palestina po fshihet para syve tanë
Një apel i fortë vjen nga 102 ish-diplomatë britanikë dhe francezë, të cilët paralajmërojnë se perspektiva për krijimin e një shteti palestinez po shkatërrohet dhe kërkojnë masa konkrete ndaj Izraelit. Në një letër të përbashkët drejtuar drejtuesve të Francës dhe Britanisë, ish-diplomatët deklarojnë se “Palestina po fshihet para syve tanë”, duke kërkuar që Parisi dhe Londra të mos mjaftohen vetëm me deklarata politike. Mes nënshkruesve janë ish-ambasadorë dhe diplomatë të nivelit të lartë me përvojë në OKB dhe Lindjen e Mesme. AKUZA TË RËNDA PËR BREGUN PERËNDIMOR Në apel ngrihet alarmi për zhvillimet në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, përfshirë prishjen e banesave palestineze, zgjerimin e vendbanimeve izraelite dhe dhunën e kolonëve. Autorët e letrës përdorin termin “spastrim etnik” për të përshkruar disa prej zhvillimeve,...
Burimi:
ntv.al