Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA
Ish-kryebashkiakja e qytetit të Arcadias, Eileen Wang, ka dhënë dorëheqjen pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzoi se kishte vepruar ilegalisht në interes të qeverisë kineze. Sipas autoriteteve amerikane, Wang ka pranuar të shpallet fajtore për një akuzë penale që lidhet me bashkëpunimin e fshehtë me zyrtarë kinezë, ndërsa rrezikon deri në 10 vite burg. Prokurorët amerikanë deklaruan se Wang kishte marrë udhëzime direkte nga përfaqësues të qeverisë kineze dhe kishte shpërndarë materiale propagandistike pro-Pekinit pa e deklaruar këtë aktivitet tek autoritetet amerikane, siç kërkohet nga ligji. Hetimet zbuluan se ajo publikonte artikuj dhe materiale në favor të Kinës përmes një platforme mediatike të quajtur “US News Center”, e cila prezantohej si faqe informative për komunitetin kinezo-amerikan në Arcadia. Një nga rastet e përmendura nga...
Burimi:
javanews.al