Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg

Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata Qendrore e Seulit, pasi u shpall fajtor për abuzim me pushtetin dhe veprime që, sipas prokurorëve, favorizuan armikun duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Sipas vendimit të gjykatës, Yoon ishte i përfshirë në planifikimin e dërgimit të dronëve në Korenë e Veriut në tetor të vitit 2024. Prokuroria argumentoi se operacioni kishte për qëllim krijimin e një situate tensioni ushtarak që do t’i shërbente si justifikim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila më vonë dështoi dhe shkaktoi krizë të thellë politike në vend, shkruan Guardian. Hetuesit specialë deklaruan se përpjekja për të “fabrikuar kushte lufte” përmes inkursionit me dronë minoi sigurinë e shtetit dhe rriti ndjeshëm tensionet mes dy...