Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!
Ish-kongresistja republikane amerikane Marjorie Taylor Greene ka hedhur akuza të forta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi financimin amerikan për Marokun dhe duke lënë të kuptohet se pas valës së emigrantëve marokenë drejt enklavës spanjolle të Ceutës mund të ketë pasur interesa të tjera gjeopolitike. Greene pretendon se republikanët kanë miratuar 40 milionë dollarë fonde amerikane për Marokun vetëm dy javë përpara se mijëra emigrantë marokenë të hynin në Ceuta, territor spanjoll në Afrikën e Veriut. Sipas saj, në raportin shoqërues të komitetit përkatës thuhej se qytetet Ceuta dhe Melilla, edhe pse administrohen nga Spanja, ndodhen në territor që Maroku e konsideron pjesë të pretendimeve të tij historike. “Republikanët paguan 40 milionë dollarë nga taksat e amerikanëve për Marokun dhe më pas u shtirën...
Burimi:
javanews.al