Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar
Departamenti i Shtetit amerikan ka reaguar mbi abuzimet ndaj aktivistëve të flotës së Gazës nga forcat izraelite. “Të gjithë të burgosurit duhet të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Zyrtari ripërsëriti edhe kundërshtimin e SHBA-së ndaj flotës së anijeve civile që synonin të thyejnë bllokadën izraelite të Gazës, duke i lidhur ato – sipas kritikëve pa baza – me Hamas-in. “Shtetet e Bashkuara dënojnë Global Sumud Flotilla”, tha zyrtari, duke theksuar se Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj organizatorëve të flotës. Avokatët e të drejtave palestineze e kanë refuzuar vendosjen e sanksioneve nga SHBA, duke e cilësuar atë si përpjekje për të heshtur kritikët e Izraelit. “Konteksti është refuzuar. Faktet janë absolutisht të gabuara dhe në përgjithësi, kjo...
Burimi:
javanews.al