Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman. Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një segment i njohur për kthesat e vështira. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.
Burimi:
vizionplus.tv