Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes viktimave ka edhe fëmijë

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes viktimave ka edhe fëmijë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në rajonin e Kusko, në juglindje të Perusë, njoftoi policia të shtunën. Aksidenti ndodhi në periferi të Polpatës, ku një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion të madh që kishte mbetur i ndaluar në rrugë. Furgoni po udhëtonte në linjën mes qyteteve Chalcahuacho dhe Arequipa, kur u përplas me kamionin, i cili ishte ndalur për shkak të një defekti mekanik.Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i furgonit nuk e kishte parë në kohë kamionin e ndaluar, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. Përplasja ishte aq e rëndë sa disa prej personave në furgon humbën jetën në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar...