Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke. Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për trajtim mjekësor.