Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Antibes, në jug të Francë, ku një kamion doli jashtë kontrollit dhe u përplas me të paktën 23 automjete. Si pasojë e përplasjes, 37 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe tre efektivë policie. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i kamionit dyshohet se ka fjetur në timon, duke shkaktuar aksidentin zinxhir. Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan drejtuesin e mjetit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës zhvilluan një operacion të gjerë shpëtimi për të nxjerrë personat që mbetën të bllokuar në automjetet e dëmtuara.