Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Një kthesë historike dhe e papritur ka ndodhur në drejtësinë franceze për tragjedinë më të rëndë ajrore në vend. Gjykata e Apelit në Paris ka shpallur fajtore kompanitë Airbus dhe Air France për vrasje nga pakujdesia korporative.  Ky vendim vjen pas një beteje rraskapitëse ligjore që zgjati plot 17 vite me radhë. Trupi gjykues urdhëroi dy gjigantët e fluturimit të paguajnë gjobën maksimale prej 225 mijë eurosh secila. Për familjarët e 228 viktimave kjo konsiderohet një fitore e madhe morale edhe pse gjoba është simbolike. Kujtojmë se avioni që udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit u zhduk në oqean në qershor të vitit 2009. Kutitë e zeza të mjetit fluturues u gjetën vetëm pas dy vitesh kërkime të ethshme në thellësi. Hetimet zbuluan se...