Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet
Një raport i organizatës Global Echo ngre dyshime se mijëra tonë produkte bujqësore dhe ushqimore të prodhuara në kolonitë izraelite në Territoret Palestineze të Okupuara janë shitur në tregjet evropiane dhe britanike me etiketën “Made in Israel”, duke përfituar lehtësira që sipas rregullave të Bashkimit Evropian nuk duhet t’u njiheshin. Sipas hetimit, në raftet e supermarketeve kanë përfunduar produkte si portokalle, limonë, shegë, hurma arabe, bimë aromatike dhe tahini, të cilat janë eksportuar si produkte izraelite, pavarësisht se një pjesë e tyre janë prodhuar në kolonitë izraelite në territoret e pushtuara palestineze. Global Echo analizoi më shumë se 5 mijë e 900 dërgesa drejt Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Zvicrës gjatë tetë viteve të fundit. Sipas organizatës, një në gjashtë prej tyre rezultonte...
Burimi:
javanews.al