A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

Pavarësisht optimizmit të kujdesshëm për mundësinë e një marrëveshjeje, Pakistani ka sqaruar se për momentin nuk është planifikuar një bisedim i drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. “Nuk ka marrëveshje për takime të mundshme të drejtpërdrejta mes iranianëve dhe amerikanëve”, tha një burim pakistanez për Al Arabiya. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Teheranit një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit të tij me 14 pika. Kundëroferta mund të vijë madje edhe sot. Por për momentin diskutimet mbi Ngushticën e Hormuzit janë ende në vazhdim.