49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën
Qeveria italiane njoftoi të premten se ka vendosur të pezullojë regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, i parashikuar nga Marrëveshja e Shengenit, për shkak të krizës në Ceuta, pas hyrjes së dhjetëra mijëra shtetasve marokenë në këtë territor. Që prej së enjtes, ditës së parë të krizës, Italia kishte kritikuar në nivelet më të larta veprimet e Spanjës. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe kryeministrja Giorgia Meloni paralajmëruan për mundësinë e pezullimit të zbatimit të rregullave të Shengenit. “Italia nuk do të qëndrojë duarkryq”, deklaroi kryeministrja Meloni, duke i cilësuar “tronditëse” pamjet e ardhura nga Ceuta. Edhe kreu i diplomacisë italiane, në një reagim të tij, tha se pamjet nga Ceuta tregojnë se vendimi i qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësi spanjolle dhe,...
Burimi:
vizionplus.tv