47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të rifillojnë brenda pak ditësh, ndërsa ka shtuar se konflikti mes dy vendeve është “shumë pranë përfundimit”. Në një intervistë për Fox Business, Trump u shpreh optimist për zhvillimet e fundit. “Mendoj se është afër fundit,” tha ai, duke iu referuar luftës me Iranin. Megjithatë, nga ana tjetër, autoritetet në Teheran kanë deklaruar se nuk kanë “asnjë informacion” për ndonjë marrëveshje apo takim të dytë mes palëve, duke lënë të paqartë ecurinë e negociatave. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance theksoi se administrata Trump synon një “marrëveshje të madhe” me Iranin, por pranoi se mosbesimi i thellë mes dy vendeve, i ndërtuar gjatë dekadave, mbetet një pengesë serioze. Sipas tij, megjithatë, ka shenja se pala...
Burimi:
javanews.al