30 ditë pas arritjes së marrëveshjes/ Rihapja e Hormuzit mund të zgjasë deri në qershor
Rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit mund të kërkojë disa javë edhe në rast se Shtetet e Bashkuara dhe Irani arrijnë menjëherë një marrëveshje paqeje, sipas raportimeve të fundit diplomatike dhe mediatike.Gazeta financiare Nikkei raportoi, duke cituar një burim diplomatik nga Lindja e Mesme, se Uashingtoni dhe Teherani po diskutojnë një plan sipas të cilit Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.Në praktikë, kjo do të thotë se edhe nëse një marrëveshje arrihet gjatë ditëve në vijim, rifillimi i plotë i lundrimit tregtar mund të shtyhet deri në fund të qershorit.Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ka qenë kryesisht e bllokuar për trafikun tregtar gjatë...
Burimi:
ntv.al