270 kolegë të vrarë në Gaza, emocionon gazetari i Al Jazeera: Ju përgjërohem mos u dorëzoni!
New York, SHBA – Josh Rushing, korrespondent i Al Jazeera English për emisionin “Fault Lines”, mbajti dje, 28 maj, një fjalim prekës gjatë marrjes së një çmimi Emmy News për dokumentarin e ekipit të tij “Kids Under Fire”. Fjalimin, Rushing e nisi duke thënë se ekziston një “ironi e thellë” në marrjen e një çmimi për mbulimin e një gjenocidi “pikërisht në vendin që e mundëson atë”. Ai ia dedikoi çmimin për kategorinë “Mbulimi më i mirë i një konflikti lufte apo dhune” gazetarëve të vrarë në Gaza nga Izraeli. Dokumentari është xhiruar gjatë luftës në Gaza dhe trajton historinë e mjekëve amerikanë vullnetarë në Rrip, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një modeli të përsëritur rastesh ku fëmijë janë qëlluar nga forcat izraelite. Rushing theksoi se “nuk...
Burimi:
javanews.al