19 të vrarë në Libanin jugor, tre fëmijë e katër gra humbën jetën nga sulmet izraelite

19 të vrarë në Libanin jugor, tre fëmijë e katër gra humbën jetën nga sulmet izraelite

Të paktën 19 persona në Libanin jugor mbetën të vrarë nga sulmet ajrore izraelite. Mes viktimave janë tre fëmijë dhe katër gra. Nga ana tjeter, Hezbollahu është përgjigjur duke qëlluar me raketa dhe dronë forcat izraelite, ku mësohet se një ushtar humbi jetën. Sulmet e fundit po ndodhin në një kohë kur palët kishin rënë dakord më herët për një armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht dakordësisë diplomatike, në terren Izraeli dhe Hezbollahu po vijojnë të shkëmbejnë zjarr, veçanërisht në zonën kufitare mes dy vendeve.