Pse hidhet monedhë në det me 14 gusht? Çfarë besohet pas këtij rituali

Pse hidhet monedhë në det me 14 gusht? Çfarë besohet pas këtij rituali

Më 14 gusht, në disa vende bregdetare, ekziston një traditë e veçantë verore: njerëzit hedhin një monedhë në det ndërsa mendojnë një dëshirë. Për disa është thjesht një gjest simbolik, ndërsa për të tjerë një ritual i vogël që duhet bërë patjetër gjatë pushimeve. Tradita lidhet me një besim të vjetër se deti mund të marrë me vete dëshirat, shqetësimet dhe energjinë e keqe, ndërsa monedha shërben si një lloj “dhurate” simbolike për ujin. Dëshira bëhet në heshtje dhe monedha hidhet në det, shpesh me shpresën se ajo do të realizohet. Një tjetër besim i përhapur është ai që lidhet me rikthimin. Sipas simbolikës së këtij rituali, kur hedh një monedhë në det, nuk dëshiron vetëm diçka të bukur, por edhe që të rikthehesh sërish...