12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në Venezuelë: Mendova se do të vdisja
Fabiana Blanco, një vajzë 12-vjeçare nga qyteti bregdetar Caraballeda në Venezuelë, ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi pasi mbeti e bllokuar për 32 orë nën rrënojat e banesës së saj, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.5 që goditi vendin më 24 qershor. Në momentin kur ndodhën lëkundjet, Fabiana ndodhej vetëm në apartament. Ajo u përpoq të strehohej në kuzhinë, por muret e ndërtesës 10-katëshe u shembën, duke e zënë poshtë rrënojave. “Në atë moment mendova se do të vdisja. Besova se askush nuk do të mund të më shpëtonte”, tregoi ajo. Ndërsa ishte e bllokuar, Fabiana arriti të lëvizte disa prej rrënojave për të çliruar këmbën e saj dhe gjeti një shishe ketchup dhe pak djathë të grirë, të cilat i konsumoi për të mbijetuar....
Burimi:
vizionplus.tv