12 të vrarë nga bombardimet në Liban
Ministria e Shëndetësisë tha se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Libanin jugor, ndërsa ushtria izraelite reagoi duke sqaruar se po vazhdonte operacionet e saj kundër lëvizjes Hezbollah, të lidhur me Iranin pavarësisht një armëpushimi të supozuar. Bombardimet ndodhën ndërsa një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së njoftoi mbajtjen e “bisedimeve midis Libanit dhe Izraelit” më 14 dhe 15 maj në Uashington, me qëllim hapjen e rrugës për negociata paqeje, informon media ndërkombëtare. Dy takime në nivel ambasadorësh janë zhvilluar tashmë, më 14 prill në Departamentin e Shtetit dhe më 23 prill në Shtëpinë e Bardhë. Pas këtyre takimeve, Uashingtoni njoftoi një armëpushim, i cili hyri në fuqi më 17 prill, të paktën në teori. Të dy shtetet teknikisht kanë mbetur...
Burimi:
vizionplus.tv