Bota kulturore arbëreshe në gazetën “Shqiptari i Italisë” (1848)

Bota kulturore arbëreshe në gazetën “Shqiptari i Italisë” (1848)

Nga: Dorian Koçi Në shekullin XIX, emërtimin etnik mesjetar për shqiptarët – arbër – kujtesa kolektive e ruante si një kujtim të largët. Më së shumti, ky emërtim përdorej dhe lëvrohej në qarqet e elitës së shkolluar shqiptare, kryesisht në ato që përdornin latinishten dhe kishin njohuri për epopenë arbre të Skënderbeut në shekullin XV, falë leximit të veprave të Barletit apo dhe disa emërtimeve dhe toponimeve që kishin mbetur. Kështu, një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së Mesme – që nga Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës – pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën. Ndërkaq, “mal e arbën” përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës...