Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës
👁2137
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, në një vendim të shkallës së parë, Vojin Pavloviqin – kryetarin e Shoqatës proruse Alternativa Lindore e Republikës Sërpska – për mohimin dhe lartësimin e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe për lavdërimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Gjyqtari, në vendimin e tij, tha se ky është një moment historik për praktikën gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë dhe u bëri thirrje prokurorive t’i ndjekin penalisht rastet e tilla. “Gjykata po dërgon një mesazh të qartë se vendimet për gjenocidin dhe krimet e luftës janë fakte të...