Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll. Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Zjarri po i afrohet Puqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat. Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.