Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 13:00. Nafta do të shitet me 213 lekë për litër, duke u ulur me 4 lekë. Ndërkohë, benzina do të kushtojë 194 lekë për litër, duke u shtrenjtuar me 1 lek. Njoftim për Shtyp Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit...