Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Aktori Sacha Baron Cohen ka kërkuar falje për herë të parë ndaj qytetarëve të Kazakistanit për personazhin e Boratit, duke pranuar se ankesa e ambasadës kazake në fillim të projektit ishte plotësisht e justifikuar. Cohen shpjegoi se personazhi i Boratit fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me Kazakistanin. Në fazën e parë të krijimit, ai ishte konceptuar si një personazh shqiptar, ndërsa më vonë u shqyrtuan edhe mundësi të tjera, përfshirë Moldavinë. Kur projekti kaloi te rrjeti televiziv HBO, aktori vendosi që personazhi të vinte nga Kazakistani, pasi publiku ndërkombëtar dinte pak për këtë vend. “Më vjen shumë keq. Ju kërkoj falje. Nuk mund ta imitoj theksin tuaj. Nuk e di se si flisni. Ju nuk ngjani aspak me Boratin!”, u shpreh aktori. Cohen pranoi se...