Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019
Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, sipas kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se për fëmijën e parë, bonusi është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë është 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë është 120 mijë lekë. “Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për...