Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak
Avokati Florian Bonjaku thotë se me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, tashmë avokatëve u njihet e drejta për të mbledhur prova. Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Bonjaku u shpreh se ndryshon edhe mënyra se si do merren provat. Bonjaku shtoi se mbrojtja do të ketë mundësi që të krijojë hetimet e veta dhe provat do mblidhen në kushtet e parashikuara nga ligji. “Pjesa më e rëndësishme e një procesi penal, është procedura penale. Pjesa që ka qenë e debatueshme, ka qenë pjesa e procedurës penale, ajo përcakton si është marrë prova, si do shkohet te dënimi i këtij personi. Kjo tregon se provat janë marrë në mënyrën e duhur apo jo. Nga ndryshimet e 2017, kodi i procedurës penale mori formë...
Burimi:
javanews.al