Boniek: Juventusi është në situatë të vështirë. Nuk them më shumë, ma hoqën edhe yllin…

Boniek: Juventusi është në situatë të vështirë. Nuk them më shumë, ma hoqën edhe yllin…

Zbigniew Boniek, ish-sulmuesi i Juventusit, mendon se fitorja 2-0 ndaj Lecce nuk i ka zgjidhur problemet e bardhezinjve: “Situata është mjaft e rënduar dhe e vështirë. Kur shoh Juventusin, nuk shoh një skuadër me kampionë, por vetëm me lojtarë të mirë. Ky është ndryshimi. Sot nuk është mes skuadrave kryesore për titullin, gjë që duket edhe nga vështirësitë në Europë”. Boniek vuri në dyshim edhe dominimin e Juventusit në Lecce, duke theksuar se goli i parë erdhi pas një goditjeje dënimi dhe me ndihmën e një devijimi që mashtroi portierin. Për trajnerin Luciano Spalletti, ai tha me humor se ndonjëherë i duhet fjalori për të kuptuar shpjegimet e tij televizive. Më pas, ish-futbollisti rikujtoi konfliktin me klubin: “Nuk dua ta kritikoj ish-skuadrën time. Pa e kritikuar,...