Burimi:
Telesport.al

Boniek: Interi ka gjithçka për ta fituar Champions-in, aspak inferior ndaj bavarezëve
👁7062
8 Prill 2025 11:34 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi i Romës dhe Juventusit, Zbigniew Boniek, foli në “Radio anch’io sport”, duke komentuar gjasat e Interit në Ligën e Kampionëve: “A mund ta fitojë Inzaghi një kompeticion si Champions-i? Interi i ka të gjitha kartat në rregull, sidomos nëse janë të gjithë lojtarët në formë. Interi ka 11 titullarë dhe 11 zëvendësues, që janë thuajse në të njëjtin nivel. Me lojtarë si Lautaro, Barella dhe Calhanoglu, zikaltrit mund të përballen si të barabartë me çdo kundërshtar. Nuk është se nisen të pafavorizuar kundër dikujt, por për të shkuar deri në fund duhet edhe pak...