Bona Mulaj Lluka: Analizë letrare e romanit “Njeriu që shkruante në varreza”

Bona Mulaj Lluka: Analizë letrare e romanit “Njeriu që shkruante në varreza”

Romani i Kliton Nesturit “Njeriu që shkruante në varreza” ndërtohet mbi një titull që mbart një simbolikë të fuqishme dhe ngjall që në fillim kureshtje, mister dhe një sërë pyetjesh ekzistenciale. Përballja mes njeriut dhe varrezave nuk është thjesht një marrëdhënie me hapësirën e vdekjes, por një metaforë që mund të shtrihet shumë më tej, drejt kujtesës, harresës, vetmisë dhe nevojës së njeriut për të lënë gjurmë. Shkrimi në një vend ku heshtja është sunduese krijon një kontrast të fortë artistik: fjala përballë heshtjes, jeta përballë vdekjes, kujtesa përballë zhdukjes. Ng Bona Mulaj Lluka Që në fragmentin hyrës, lexuesi përballet me një qytet të vogël, të mbyllur në monotoninë e vet, ku koha duket sikur ka ndalur dhe ku historia nuk ka lënë ngjarje të...