BOMBA E AGRON DUKËS/ OPOZITA S’VJEN NË PUSHTET PA NDRYSHUAR KANDIDATIN PËR KRYEMINISTËR

BOMBA E AGRON DUKËS/ OPOZITA S’VJEN NË PUSHTET PA NDRYSHUAR KANDIDATIN PËR KRYEMINISTËR

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaron se opozita duhet të ndryshojë formulën e saj politike nëse synon rotacionin. Duka tha se një kandidaturë tjetër për kryeministër, përtej përplasjes Rama-Berisha, do të mund të sillte një frymë dhe sinergji të re në kampin opozitar. Sipas tij, opozita ende nuk ka arritur të fitojë besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për të realizuar rotacionin politik. Duka e lidh këtë situatë edhe me mënyrën se si është konceptuar përballja politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke argumentuar se nëse kjo përplasje mbetet boshti i opozitës, situata mund të vijojë pa ndryshime thelbësore. “Duhet ndryshuar diçka. Nëse projektohet një figurë tjetër për kryeministër, ndryshojnë edhe disa gjëra”, u shpreh Duka. Kreu i PAA-së shtoi se një figurë...