Bolivia miraton programin 1.9 miliardë dollarësh të FMN-së, qeveria angazhohet për reforma ekonomike
Parlamenti i Bolivisë ka miratuar një program ndihme financiare prej 1.9 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), me një afat 36-mujor, ndërsa vendi përballet me një prej krizave më të rënda ekonomike të dekadave të fundit. Pas miratimit nga ligjvënësit në dhomën e ulët, edhe Senati dha dritën jeshile për marrëveshjen e kredisë. Sipas parlamentit bolivian, financimi synon të mbështesë programin e reformave ekonomike të qeverisë. Programi i FMN-së parashikon një sërë masash për stabilizimin e ekonomisë, ndërsa qeveria e Presidentit Rodrigo Paz është angazhuar për reduktimin e shpenzimeve publike dhe vazhdimin e procesit të privatizimeve. Një nga masat kryesore është heqja e subvencioneve për karburantet deri në janar të vitit 2027. Subvencionet kanë qenë në fuqi prej rreth dy dekadash dhe kanë rënduar...
Burimi:
syri.net