Bojkoti lë auditorët bosh, pezullimi i mësimit në fakultete, Mark Marku mbështet studentët dhe dënon dhunën!

Bojkoti lë auditorët bosh, pezullimi i mësimit në fakultete, Mark Marku mbështet studentët dhe dënon dhunën!

Në ditën e katërt të protestës së studentëve, bojkoti mësimor vijon. Në ambientet e fakulteteve të ndryshme të qytetit janë paraqitur vetëm një numër i vogël i studentëve, kryesisht për të përfunduar procedurat e regjistrimit në Bachelor dhe Master. Studentët nuk pranuan të japin intervista por jashtë kamerë disa prej tyre pranuan se i janë drejtuar fakultetit për të dorëzuar dokumentacion për regjistrim. Nga vëzhgimi i Top Channel në Universitetin Politeknik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Mjekësisë apo Fakultetin e Drejtësisë, vihet re mungesa e procesit mësimor, ndërsa në fasadat e jashtë të godinave bien në sy thirrjet e studentëve për bojkot dhe protestë! Edhe auditorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja janë bosh. Asnjë student nuk është paraqitur në...