Bojkoti i kushton ‘shtrenjtë’ avokatëve, GJKKO gjobit 15 prej tyre! Rregullorja e gjykatës fut në kaos sistemin, kufizon edhe punën e medias

Bojkoti i kushton ‘shtrenjtë’ avokatëve, GJKKO gjobit 15 prej tyre! Rregullorja e gjykatës fut në kaos sistemin, kufizon edhe punën e medias

GJKKO gjobiti 15 mbrojtës, në ditën e 20 të bojkotit të avokatëve, të cilët refuzojnë të paraqiten në seancat që mbahen në gjykatën e posaçme, duke protestuar ndaj rregullores së GJKKO. Avokatët u gjobitën me nga 5 mijë lekë secili, ndërsa Maks Haxhia u kujtoi GJKKO-së se braktisja e gjyqeve në GJKKO po ndodh në emër të mbrojtjes së profesionit, pasi kjo gjykatë ka shkelur ligjin me kufizimet e rregullores së 1 shtatorit dhe ndaj duhet të rishikohet. Në këtë klimë, dhoma ka thirrur edhe dy mbledhje të tjera. “Por kjo rregullore nuk cenon vetëm profesionin e avokatëve. Edhe të gazetarëve. Unë jam gazetare prej kohës kur kjo godinë nuk ekzistonte dhe më pas me fondet e BE u ndërtua gjykata për krimet e rënda....