Bojkoti i avokatëve në GJKKO, PL i bën thirrje Kuvendit dhe KLGJ-së të zgjidhin urgjentisht konfliktin

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, PL i bën thirrje Kuvendit dhe KLGJ-së të zgjidhin urgjentisht konfliktin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Blushi pretendon se përplasja institucionale po lihet qëllimisht pa zgjidhje dhe po shkakton pasoja të rënda për funksionimin e drejtësisë. Sipas tij, shtyrja e seancave gjyqësore sjell zvarritje të proceseve, cenim të së drejtës për mbrojtje efektive dhe kosto shtesë për shtetin, të pandehurit dhe familjarët e tyre. Fjala e plotë e Tedi Blushit Pezullimi për dy vjet i licencës së një avokati nga Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë është një përshkallëzim thellësisht shqetësues, pasojë direkte e konfliktit që po lihet qëllimisht pa zgjidhje dhe me regji të qartë politike, midis Gjykatës kundër Korrupsionit...