Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Vazhdon bojkoti në gjykata, avokatët po braktisin gjyqet dhe për herë të parë edhe masat e sigurisë, ndërsa gazetarët vijojnë të paraqiten në procese si publik, për shkak se atyre u kërkohet të firmosin një formular ku u kërkohen edhe të dhënat personale. Gjyqi i radhës që dështoi është ai ndaj Erion Veliajt. E ndarë në dy kampe, ku disa gjyqtarë refuzojnë të aplikojnë gjoba dhe disa të tjerë po dënojnë financiarisht avokatët, Gjykata e Posaçme përshkallëzoi masën e gjobitjes në gjyqin Veliaj. Të gjithë avokatët e 11 të pandehurve që po bojkotojnë gjykimet pranë GJKKO u gjobitën me nga 50 mijë lekë, ndërsa në seancën e mëparshme, për të njëjtën mungesë, u gjobitën nga gjykata me nga dhjetë mijë lekë. Ndërkohë, kreu i Dhomës...